Droni i shpëton jetën një pacienti në Suedi që pësoi arrest kardiak

schedule05:07 - 7 Janar, 2022

schedule 05:07 - 7 Janar, 2022

Një dron autonom i ka shpëtuar jetën një 71 vjeçari që pësoi një arrest kardiak. Droni i dorëzoi një defibrilator një doktori që po ndihmonte një burrë që u sëmurë pasi doli nga shtëpia e tij në qytetin Trollhattan në Suedi. Burri që nuk deshi të identifikohej i tha “BBC” që ishte diçka fantastike që ai erdhi kaq shpejt. Kompania “Everdrone” tha se u deshën pak më shumë se 3 minuta nga ngritja e alarmit që defibrilatori i jashtëm i automatizuar të dorëzohej nga droni.

Doktor Mustafa Ali tha se ishte duke udhëtuar me makinën e tij drejt spitalit lokal kur pa një burrë të shtrirë në rrugë. Ai ndërsa po i jepte ndihmën e parë pacientit i kërkoi një kalimtari të rastit që të merrte numrin 112 që është numri i emergjencave në Suedi. Disa minuta më vonë pashë diçka që po fluturonte në kokën time dhe rezultoi të ishte një dron me një defibrilator deklaroi doktori. Drejtori ekzekutiv i “Everdrone” Mats Sallstrom tha se është e rëndësishme që të kuptohet zinxhiri i ngjarjeve për të shpëtuar jetën e personit dhe që droni është një pjesë e rëndësishme sesi sistemi funksionon.

Projekti për dronët është një bashkëpunim midis Institutit Karolinska, operatorit kombëtar të emergjencave SOS Alarm, rajonit Vastra Gotaland  dhe “Everdrone”. Studiuesit e Institutit Karolinska në një studim 4 mujor zbuluan që në 14 raste të dyshuara të arrestit kardiak, dronët nuk u dërguan vetëm në 2 raste dhe vetëm një rast dështuan që ta dorëzonin defibrilatorin. Në 7 raste dronët arritën para ambulancës.

Drejtuesi i kompanisë “Everdrone” tha se defibrilatorët janë projektuar që të përdoren dhe nga persona të patrajnuar dhe në këto skenarë personat do të jenë në telefon me qendrën e emergjencave dhe do të udhëhiqen nga ata.  / abcnews.al