Droni amerikan vrau një familje në Kabul, Amnesty International kërkon hetime

schedule14:28 - 31 Gusht, 2021

schedule 14:28 - 31 Gusht, 2021

Amnesty International ka bërë thirrje për “hetim të besueshëm dhe transparent” mbi një sulm me dron pranë aeroportit të Kabulit të dielën, i cili thuhet se vrau 10 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë gjashtë fëmijë.

SHBA fillimisht raportoi se nuk kishte viktima civile në sulmin kundër një automjeti që tha se mbante të paktën një person të lidhur me degën afgane të grupit të Shtetit Islamik. Ndërsa ka theksuar se po heton raportet për vdekjet e civilëve.

Paul O’Brien, drejtori ekzekutiv i Amnesty International USA, tha në një deklaratë se SHBA “ka përgjegjësi ndaj familjeve të të vrarëve për të emëruar të vdekurit, të pranojë veprimet e saj, të hetojë dhe të japë dëmshpërblime”.

“Për dy dekada Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pa përgjegjësi para publikut për sa civilë u vranë nga veprimet e SHBA në Afganistan dhe vende të tjera.”

Komandantët amerikanë thanë se kishte “shpërthime të rëndësishme dytësore” pas goditjes së dronit – duke nënkuptuar se kishte eksplozivë në vendin e ngjarjes, që mund të kenë dëmtuar njerëzit aty pranë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!