Dronët rusë goditën infrastrukturën energjetike në rajonin e Sumy, 14 të plagosur

schedule11:42 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:42 - 12 Shtator, 2024

Dronët rusë shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në qytetin verior të Ukrainës, Konotop, në një sulm gjatë natës që plagosi të paktën 14 persona dhe ndërpreu energjinë në qytet, thanë sot zyrtarët lokalë.

Autoritetet po përpiqeshin të rikthenin energjinë elektrike në qytet. Zyrtarët lokalë thanë se pati 10 shpërthime gjatë sulmit dhe kryebashkiaku Artem Semenikin tha se situata me sistemin energjetik ishte shumë e vështirë.

“Për momentin, ekipet speciale po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar energji elektrike në spital dhe ujësjellës”, tha ai, ndërsa spitalet vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

Konotop ndodhet në rajonin Sumy, i cili ka qenë objektivi i Rusisë disa herë gjatë javëve të fundit. Sulmi i Konotop ishte pjesë e një sulmi më të gjerë rus duke përdorur 64 dronë, tha Forcat Ajrore.

Sulmi dëmtoi shtatë ndërtesa banimi, institucione mjekësore dhe arsimore, një dyqan, një bankë dhe një pjesë të rrjetit të tramvajit të qytetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!