Nga Leonid Bershidsky, Bloomberg
Heroi i dy konflikteve të fundit – në Libi dhe në Nagorno-Karabakh nuk është njëri. Është një mjet ajror pa pilot (UAV), ose dron, i quajtur Bayraktar TB2, që është krijuar nga Baykar, një kompani turke në të cilën dhëndri i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, shërben si zyrtari kryesor teknik.
Në Libi vitin e kaluar, TB2 shënoi disa suksese kundër një sistemi rus anti-ajror, Pantsir, duke ndihmuar qeverinë e njohur të Kombeve të Bashkuara të Fayez al-Sarraj të shpëtojë Tripolin kundër sulmit të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili ishte armatosur me Pantsirs .
Në Nagorno-Karabakh këtë vjeshtë, i njëjti dron ndihmoi tanket armene, artilerinë dhe disa pajisje anti-ajrore të prodhuara nga Rusia.
Gjithashtu ndihmoi në fitoren vendimtare të Azerbajxhanit dhe në një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Moska që i ktheu Azerbajxhanit pjesën më të madhe të territorit që humbi në luftën e vitete 1990.
UAV-të mund të luajnë një rol kaq të rëndësishëm në luftërat moderne.
Siç nënvizoi Ulrike Franke e Këshillit Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në një mesazh në Twitter , “përdorimi i dronëve është si të kesh një ekip xhirimi me vete”.
Pamjet e filmuara nga dronët shpesh përdoren nga qeveritë për qëllime propagandistike dhe janë shumë më bindëse sesa pretendimet e zakonshme konfliktuale nga luftëtarët; vëzhguesit e pavarur e përdorin atë për të verifikuar raportet.
Sidoqoftë, një avantazh edhe më i madh vjen nga mënyra se si Turqia dhe aleatët e saj – qeveria al-Sarraj dhe regjimi Azerbajxhan i presidentit Ilham Aliyev – kanë përdorur dronë për të prishur ekuilibrin mbrojtës .
Pavarësisht nëse njerëzit bien dakord me teorinë se luftërat do të zhvillohen kur kostoja e sulmit të jetë shumë më e ulët se kostoja e mbrojtjes, është intuitivisht e qartë dhe e provuar se humbja e një droni, dy ose tre, është më pak e dhimbshme dhe mbart një kosto më të ulët, sesa humbja e një tanku ose një aeroplani me njerëz.
Përdorimi i dronëve në betejë është shumë si të luash një lojë kompjuterike – dhe me të vërtetë, lojtarët mund të jenë shumë më të mirë sesa pilotët e trajnuar, transmeton abcnews.al
Si në luftërat e Libisë ashtu edhe në atë të Karabakh, operatorët e dronëve morën përsipër shumë rreziqe për të kuptuar dobësitë e palës kundërshtare, duke u shqetësuar shumë më pak nëse ata do të humbnin një ose disa pilotë të trajnuar gjatë rrugës.
Përveç TB2s që janë relativisht të kushtueshëm, disa miliona dollarë secila, duke mos përfshirë qendrat e kontrollit – Azerbajxhani përdori pothuajse gjithçka që kishte në dorë përfshirë aeroplanët e vjetër bujqësorë Sovjetik An-2. Gjithashtu bleu dronë nga Izraeli.
Përdorimi i dronëve ka krijuar një ekuilibër mbrojtjeje nga sulmet në luftërat e jetës reale që është diçka tipike për hapësirën kibernetike, ku sulmuesi ka një avantazh të veçantë të kostos (megjithëse disa argumentojnë se kjo është kryesisht për shkak se mbrojtësit nuk janë të shkathët).
Superioriteti në avionët tradicionalë mund të rrëzojë avantazhin e dronëve. Lobi i mbrojtjes ka një interes në vazhdimin e prodhimit dhe shitjes së avionëve të shtrenjtë.
SHBA-ja dhe Rusia do të vazhdojnë t’i blejnë dhe t’i përdorin ato për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese.
Por, siç vuri në dukje Franke, “për shtetet më të vogla, të cilat kanë forca ajrore, por kanë vetëm një numër të kufizuar të avionëve – siç është rasti i Armenisë ashtu edhe për Azerbajxhanin – dronët janë një kontribut mjaft i rëndësishëm sepse ato rrisin aftësitë ajrore”.
Megjithatë, dronët mund të jenë shqetësim për fuqitë e mëdha, në këtë rast për Rusinë. Çdokush mund të ndërtojë një dron, siç provuan militantët islamikë në Siri në 2018. Sulmi u pengua , por kjo nënkuptoi se vendet më pak të mbrojtura mund të sulmoheshin lehtësisht.
Fuqizimi i përdorimit të dronëve ka krijuar gjithashtu një problem për Rusinë duke mbjellë dyshime për sistemet e saj anti-ajrore – një nga eksportet më të mëdha të mbrojtjes së vendit.
Armenia besonte në këto produkte dhe u zhgënjye.
Propaganda ruse është munduar vazhdimisht të sigurojë popullin dhe klientët e industrisë ruse të mbrojtjes, se vendi është gati të përgjigjet ndaj kërcënimit të UAV.
Website të ndryshme kanë publikuar histori në lidhje me përdorimin e sistemit të luftës elektronike Krasukha-4, për të ndihmuar Armeninë në mënyrë që të shmangte një humbje totale.
Krasukha, i vendosur për herë të parë në Siri në 2015, bllokoi sinjalet radar dhe GPS, si dhe komunikime të tjera elektronike.
Teorikisht, kjo i bën dronët të pafuqishëm. Por nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht nëse është përdorur vërtet në luftën e Nagorno-Karabakh .
Gjenerali Movses Hakobyan, një zyrtar i lartë ushtarak armen i cili dha dorëheqjen pas humbjes, tha se Armenia arriti të pengojë Bayraktar TB2 për katër ditë duke përdorur një pajisje elektronike ruse, Pole-21, të marrë për herë të parë nga ushtria ruse vitin e kaluar.
Por ndërsa Rusia ka theksuar se ka përparuar në zhvillimin e pajisjeve të tilla elektronike, efektiviteti i saj kundër taktikave të filluara nga Turqia dhe aleatët e saj mbeti i paqartë.
Për shembull, ukrainasit e shohin përdorimin e dronëve kundër forcave të mbështetura nga Rusia, si diçka që ka potencial.
Vitin e kaluar, Ukraina nënshkroi një marrëveshje prej 69 milion dollarësh me Baykar për të blerë gjashtë TB2, pajisje kontrolli dhe municione.
Ukraina tani thuhet se po punon me kompaninë turke për të filluar prodhimin vendas. Shembulli i sulmit të suksesshëm të Azerbajxhanit ndaj Karabakh është frymëzues për udhëheqësit ukrainas, të cilët nuk kanë hequr dorë nga rimarrja e pjesës lindore të vendit , tani të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Rusia, megjithatë, nuk është fuqia e vetme e madhe ushtarake që duhet të shqetësohet për përhapjen masive të përdorimit të dronëve. Çdo vend apo bllok ushtarak që kryen operacione jashtë shtetit dhe përfshihet në konflikte lokale, do të përballet me kërcënimin që po vjen.
Sipas një studimi nga Michael Horowitz i Universitetit të Pensilvanisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, nga 22 vendet që posedojnë dronë, 19 i kanë fituar që nga viti 2010 dhe 14 që nga viti 2014, shumica e tyre falë furnizimit të Kinës.
Dronët janë sinonim i inovacionit teknologjik.
Ndërhyrja në lojërat vdekjeprurëse kompjuterike mund të jetë e sikletshme, ose edhe më keq, për lojtarët e mëdhenj.
Dhe, nëse teoria e bilancit sulm dhe mbrojtje është e saktë, ndërhyrje të tilla do të kërkohen më shpesh: sulmi nuk është më aq i frikshëm ose aq i shtrenjtë sa më parë. Përktheu Sonila Backa/acbnews.al