Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret nën kontroll/ 18 vatra nga veriu në jug, monitorim me dron “Bajraktar”

schedule11:43 - 27 Qershor, 2025

schedule 11:43 - 27 Qershor, 2025

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki të vendit, nga veriu në jug. Agjencia Kombëtare e Mbrojtje Civile njofton se të gjitha vatrat janë shuar dhe nuk raportohet për dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.

Në operacionet për shuarjen e flakëve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikëses dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Për të përballuar situatën e zjarreve në jug të vendit, ku situata ka qenë më problematike Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve. Informacionet me pamjet filmike që përcjellin dronët përdoren për parandalimin e përhapjes së flakëve dhe reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave zjarrfikëse në zonat me risk të lartë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkenve rreziku për zjarre favorizuar mbetet i lartë në qarkun e Fierit dhe më i moderuar në zonat e tjera të vendit.

Mbrojtja Civile përsërit apelin për qytetarët që të jenë të kujdesshëm  në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë vatrat e zjarrit në institucionet përkatëse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!