Dron ukrainas për të vrarë Putinin? Demiraj: Qesharake. Ja dy shtetet që i kanë kapacitetet për ta bërë

schedule20:37 - 3 Maj, 2023

schedule 20:37 - 3 Maj, 2023

Kolonel Dritan Demiraj e cilëson qesharake faktin se ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin u bë një atentat me dronë ukrainas në Kremlin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se droni ukrainas i përdorur, nuk i disponon kapacitetet dhe të dhënat taktike për të ekzekutuar liderë si Putin.

Sipas Demirajt, vetëm dy janë shtetet që mund të përdorin dronë të tillë.

“Vetëm dy janë shtetet që kanë kapacitete të qenësishme për të ekzekutuar misione, vrasje sa i përket liderëve, siç është kategoria e presidentit Putin. Janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Për ta vërtetuar këtë, kemi ekzekutimin e 1500 liderëve të ISIS. Droni i përdorur, që mua më duket si lajm qesharak për të vrarë presidentin Putin, sepse ai lloj droni nuk disponon ato kapacitete, nuk ka të dhënat taktike për të bërë atë ekzekutim. Presidenti Putin, si të gjithë diktatorët e tjerë, ka në dispozicion të sigurisë së tij, rreth 450 mijë trupa.

Ai lëviz shumë rrallë, madje përdor edhe dy ose tre sozi. Është e vërtetë që lufta e dronëve nga të dyja anët ka bërë njëe revolucion në këtë konflik. Duke analizuar dhe njohur kapacitetet e këtij droni dhe duke marrë në konsideratë ato që thashë më parë, sipas gjykimit tim, është qesharake lajmi për ekzekutimin me dron”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!