Mesazh patriotik me dron edhe në Tirana-Crvena Zvezda? Tirana njofton policinë

schedule12:19 - 24 Gusht, 2020

schedule 12:19 - 24 Gusht, 2020

Tirana-Crvena Zvezda, e planifikuar të luhet ditën e nesërme prej orës 20:00 në stadiumin “Air Albania Stadium”, po pritet me interes nga tifozët e Tiranës dhe jo vetëm. Edhe pse shumëkush e sheh thjeshtë si një ndeshje futbolli, ajo nuk mund të jetë e tillë.

Kujtojmë problemet etnike të Serbisë me shqiptarët e Kosovës, apo ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në vitin 2015. Droni i famshëm, sherri në fushë dhe ofendimet për shqiptarët nuk harrohen lehtë as në vendin tonë.

Një droni të dytë i druhen tani edhe te Tirana. Sikurse raporton “Top Channel”, klubi i Tiranës ka njoftuar policinë që të ketë kujdes për ngritjen e një droni me mesazh patriotik, pasi ka informacione se po përgatitet diçka e tillë.

Me siguri ditën e nesërme masat e sigurisë do të jenë të larta, ndërkohë që pritet të ketë rrugë të bllokuara, si dhe forca rendi që do të ndalojnë afrimin pranë stadiumi. Ndeshja luhet pa tifozë dhe ngritja në qiell e ndonjë mesazhi me dron është mundësia e vetme për të ngacmuar serbët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!