Dron mbi burgun e Peqinit/ Sokolaj: Personi që e ka komanduar ishte afër burgut. Disa të dënuar, bashkëpunim me jashtë

schedule23:49 - 13 Shtator, 2024

schedule 23:49 - 13 Shtator, 2024

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se në burgun e Peqinit, mbi të cilin u ngrit një dron, ka persona të dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se disa të burgusor, vijojnë aktivitetin e tyre në bashkëpunim me jashtë.

Sipas Sokolajt, personi që e ka komanduar dronin, ka qenë afër burgut.

“Peqini ka një specifikë, ka pasur rreth 120 persona të dënuar me burgim të përjetshëm, 41 të dënuar për akuzat e organizatës kriminale. Kjo është specifika që ka Peqini, për personat që ka në qeli. Peqini ka rreth 500 të dënuar gjithsej, 300 janë të dënuar, pjesa tjetër të paraburgosur. Në Peqin ka edhe një sektor ku përfshihet edhe 41 biss, ka persona të dënuar me rrezikshmëri shumë të lartë, që vazhdojnë aktivitetin e tyre me jashtë burgut. Zbulimi i dronit është bërë në orën 20:37 minuta. Droni është identifikuar në momentin ku ka qenë në pjesën mbi kalçeton e burgut, duke hedhur dy kuti qumështi. Në njërin prej tyre kishte dy iphone dhe 8 fisha karikimi dhe në kutinë tjetër kishte rreth 36 doza lëndë narkotike, një sasi e vogël kokaine dhe kanabis sativa. Burgjet shqiptare nuk kanë sistem anti-dron. Ndoshta ka ardhur koha për një sistem të tillë. Droni, që kushton 300 dollarë, po ekspertohet për të parë gjurmët që mund të kenë lënë personat, komandohen deri në 200 metra. Personi që e ka komanduar, ka qenë afër burgut. Pasditen e sotme, kam informacion se ka dhjetëra të transferuar nga burgu i Peqinit, pas kësaj ngjarje që ka ndodhur. Dyshojnë autoritete e burgjeve, për një familjarizim të disa të dënuarve me punonjësit e burgut të Peqinit. Ka ndodhur një transferim të këtyre personave, ka pasur sot nga Peqini, trasnferime drejt burgut të Fierit dhe burgut të Shkodrës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!