Drogoi gruan për 10 vjet dhe e përdhunoi bashkë me dhjetëra burra, 71 vjeçari pranon akuzat: Ajo nuk e meritonte

schedule10:49 - 17 Shtator, 2024

schedule 10:49 - 17 Shtator, 2024

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar se ka droguar gruan e tij dhe më pas e ka përdhunuar së bashku me dhjetëra burra për më shumë se 10 vjet, ka pranuar të gjitha akuzat kundër tij në dëshminë e tij të parë që nga fillimi i gjyqit më 2 shtator.

Duke iu referuar 50 të bashkëpandehurve që akuzohen për përdhunimin e ish-gruas së tij Gisèle, Pelicot tha: “Unë jam një përdhunues si të tjerët në këtë dhomë”.

“Ata të gjithë e dinin, nuk mund të thonë të kundërtën”, tha ai.

Për ish-gruan e tij, ai tha: “Ajo nuk e meritonte këtë. Isha shumë i lumtur me të”, tha ai në gjykatë.

Gisèle, së cilës iu dha mundësia të përgjigjej menjëherë pas kësaj, tha: “Është e vështirë për mua ta dëgjoj këtë. Për 50 vjet, kam jetuar me një njeri që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se mund të ishte i aftë për këtë. I besova atij plotësisht.”

Pelicot, i cili u diagnostikua me një infeksion në veshka dhe gurë në veshka, mungoi në gjykatë për gati një javë për shkak të sëmundjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!