Drogë në Itali dhe trafik të miturish, OFL u çon formularin 5 të dënuarve

schedule12:49 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 16 Dhjetor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit në ditët e fundit të Aktit Normativ në fuqi u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik droge dhe të miturve.

Të dënuarve që u ka shkuar formulari

Arben Lekli banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Sipas procedurës, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë” thekson OFL.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!