Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë, municion luftarak e kallëpe tritoli, pas disa ditësh hetim arrestohet 46-vjeçari

schedule08:44 - 13 Maj, 2020

schedule 08:44 - 13 Maj, 2020

Një 46-vjeçar me iniciale P.G. nga fshati Shemri i Kurbinit është arrestuar nga Policia e Lezhës, pas një hetimi disa ditor.

Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tashmë materialet hetimore për 46-vjeçarin i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!