Personi që shihni në këtë foto është Orest kurtaj 22 vjeç nga Shkodra, ai ra në prangat e agjentëve të antidrogës teksa u paraqit pranë një poste për të tërhequr porosinë që kishte bërë bashkëpunëtori I tij nga Kanadaja.
Një pako Brenda së cilës u gjetën 7 kg lëndë narkotike me përqindje të lartë THC-je.
Droga me postë është kthyer në një fenomën problematic, ku sa më shumë goditet duket se gjenden rrugë të reja për ta transportuar atë, përfshirë postën ndaj së cilës shmangen kontrollet.
Sa I takon rastit, burime nga sektori antidrogës të cilët kanë kryer dhe operacionin thanë se janë sinjalizuar nga zyra postare se pakoja ishte e dyshimtë, kanë shkuar agjentët e kanë verifikuar dhe pasi pakoja ka rezultuat me lëndë narkotike, kjo e fundit është sekuestruar dhe pakoja eshte zevendesuar me sende të tjera në përafërsi të peshës.
Më tej është pritur personi i cili do merte porosinë dhe është arrestuar, ndërkohë bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, ky I fundit dyshohet se ka qenë dhe porositësi.
Me sekuestrimin e telefonave celular do zbërthehen edhe komunikimet mes pritësve e marrësve por ka dyshime se kjo skemë është përdorur edhe herë të tjera nga i arrestuari, hetimet vijojnë për të zbardhur detajet dhe personat e tjerë në këtë skemë./abcnews.al


