Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë, grabitje dhe vrasje, 93 punonjës policie të arrestuar nga Janari

schedule15:38 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 15:38 - 13 Dhjetor, 2022

Nga Xhensila Kodra

Nga muaji Janar deri në Nëntor janë arrestuar 93 punonjës policie. Nuk kanë munguar rastet kur disa prej tyre janë përfshirë në trafikun e drogës, grabitje dhe vrasje. Ndër veprat e dyshuara kriminale të oficerëve të policisë që ka pasur rritje gjatë këtij viti është korrupsioni.

40 nga punonjësit e policisë janë me vendim gjykate në masën e sigurisë arrest në burg. Të tjerët me arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje. Rastet më të bujshme gjatë këtij viti janë arrestimi i oficerit të Operacionales, Jeton Lami, i akuzuar se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, fati i të cilit mbetet ende mister.



Dy efektivët Arjan Tase për vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit, në Dhërmi, si dhe Ludian Zaimi që me armën e shërbimit vrau brenda komisariatit nr 3 kolegun Çaush Saliasin. Në jo pak raste, agjentët e policisë janë përfshirë edhe në kultivimin e drogës.

Një muaj më parë në Berat u pezulluan 7 oficerë, zinxhiri komandues i drejtorisë së këtij qarku, pas zbulimit të serave ku 93 gra përpunonin kanabis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!