Drogë, dhunë në familje dhe plagosje me dashje, policia aksion në Tiranë, arreston 8 persona

schedule14:11 - 13 Prill, 2022

schedule 14:11 - 13 Prill, 2022

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, mes të cilëve tre ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se mes të arrestuarave janë persona që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu janë arrestuar për dhënë të ushtruar në familje dhe për mashtrim.

Vihen në pranga 8 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve:

– Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

– E. F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

–  P. S., 47 vjeç, banues në Krrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

– A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!