Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 29 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.
Në pranga ka rënë edhe një 34 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Në Krujë, u arrestua një tjetër person pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Policia rrugore arrestoi një 20 vjeçar pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar një 60 vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa një 37 vjeçar nga Tirana u ndalua pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur./abcnews.al