OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për trafikim të lëndëve narkotik dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se formulari për vetëdeklarimin e pasurisë u shkon, Gjergj Mirashi, Gjorgjo Gjoka, Albin Dodaj, Lulëzim Zefi.
Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Lulëzim Zefi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Gj. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Gj. Gj., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
A.D., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
L.Z., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al