Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë dhe armë me vete, arrestohet fieraku

schedule09:40 - 7 Maj, 2022

schedule 09:40 - 7 Maj, 2022

Një 49 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është kapur me drogë dhe me armë pa leje.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Continuance” është vënë në pranga shtetasin P. H., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Vijojnë kontrollet masive të territorit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Continuance”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, me mbështetjen e Njësisë Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe armë gjahu.

Është vënë në pranga 49-vjeçari që posedonte drogën dhe armët.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte armë zjarri e drogë, si dhe dyshohej se po përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Fierit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Continuance”.

Në kuadër të operacionit, falë veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!