Një 35 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, p[asi u kap me drogë.
Mediat shkruajnë se shqiptari kishte fshehur drogë në magazinën e furrës së tij të bukës në Genova perëndimore.
Operacioni u krye nga karabinierët e komandës së kompanisë Genova Sampierdarena, të cilët arrestuan furrtarin dhe denoncuan një tjetër, sërish për posedim droge për qëllime trafiku.
Sipas mediave gjatë kontrollit në furrë u gjetën nëntë kg hashash, të ndarë në po aq pako, të fshehur në magazinë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 9 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës. /abcnews.al