Autoritetet bregdetare greke kanë kapur dy thasë të mbushura me pilula “Captagon”. Bëhet fjalë për 180 mijë pilula të një droge, e cila është mjaft e përhapur në Azinë Perëndimore dhe përdoret kryesisht nga grupet xhihadiste në Siri, raporton abcnews.al. Prandaj edhe pilula thirret edhe si “pilla e xhihadistëve”.
Sipas mediave greke, qeset mbajnë të stampuara sipër edhe simbolin e zvastikas.
Policia greke nuk ka informacion se si kanë përfunduar këto pilula në brigjet e Rodosit, ndërsa dyshojnë se ato janë pjesë e një ngarkese më të madhe që mund të ketë kaluar aty pranë apo që është kapur diku tjetër dhe trafikantët e kanë hedhur.
Pak ditë më parë, autoritetet e Libanit kapën një sasi të madhe të këtyre pilulave duke bërë që grekët të dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtën ngarkesë.
Çfarë është “Captagon” ?
“Captagon” është një zëvendësues i amfetaminë dhe metamfetaminës. Kjo drogë ka filluar të përdoret gjerësisht në vitet ’70 dhe shërben kryesisht për të rritur fokusin; largon përgjumjen dhe rrit energjinë në trup. /abcnews.al