Droga e kapur në Malin e Zi, Hoxha: Nuk dihet nga ka ardhur ngarkesa, hetimet përqëndruar në Shijak

schedule17:57 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:57 - 6 Nëntor, 2020

Gazetari Investigativ Artan Hoxha nga studion e ABC ka dhënë detaje në lidhje me ngarkesën 2, 6 tonë kanabis të kapur në një kamion me fruta perime kapur në Hanin e Hotit.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se droga është ngarkuar në Lushnje dhe pse nuk e di dhe nuk ka informacion se nga ku është siguruar gjithë ajo sasi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme është që të zbulohet se nga ka ardhur e gjithë kjo sasi droge dhe pse sipas tij një pjesë është nga parcelat e kanabisit që ai ka denoncuar me datë 3 tetor.

“2 tonëshi i kapur në datën 3 tetor ishte një sasi e madhe dhe ajo që e bën interesante është rruga e zgjedhur është zgjedhur një kompani që bën transportin e frutave perimeve që është marrë nga Greqia që është një vend i BE dhe do të shkonte në drejtim të Gjermanisë. Në 2 nëntor kamioni ka hyrë në Kapshticë ka devijuar në Lushnje ka marrë ngarkesën dhe ka vijuar rrugën. Kam informacion që ka ndaluar diku tjetër, por nuk e kam  të sigurtë. Por duke qenë një kamion i vulosur nga vendet e BE-së në Hanin e Hotit vetëm i është kontrolluar letrat dhe jo fizikisht. Deri më tani është arrestuar shoferi.

LEXO EDHE: Kultivimi, Artan Hoxha: E pazakontë në Vlorë! Kanabisi do të përdoret në zgjedhje, opozita hesht

Është një kapje e policisë malazese, pasi nëse do të ishte një operacion i përbashkët kamionin do e linin të shkonte në destinacion dhe do të goditej grupi dhe jo vetëm ngarkesa. Ka një procedim penal në prokurorinë e Shkodrës dhe dyshohet se ngarkesa mund të jetë nga denoncimi që unë kam bërë me 3 tetor. Dhe ngarkesa tashmë nuk është me mushka, por me kamion drejt Gjermanisë. Çështja është që të zbulohet se ku ka ardhur ngarkesa. Pasi ngarkesa mund të jetë marrë nga  Lushnja por çështja është se nga ka ardhur dhe për momentin hetimet vijojnë në Shijak.

Gjatë këtij dimri do të kemi çudira të tilla trafiku”, ka thënë Hoxha.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!