“Dritëhijet e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, Bytyçi: Skena e Grenell është e pazbatueshme

schedule08:57 - 30 Janar, 2020

schedule 08:57 - 30 Janar, 2020

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin ishte sot Enver Bytyçi, i cili foli për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë me iniciativën e Riçard Grenell, i dërguari i posaçëm i SHBA.

Bytyçi u shpreh se detajet e marrëveshjes nuk janë dhënë dhe sipas tij shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm. Grenell është fokusuar në një marrëveshje të karakterit ekonomik, por sipas tij, problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë ekonomike por politike.

Sakaq, Bytyçi u ndal edhe tek roli i kryeministrit Edi Rama në marrëdhënien mes dy vendeve. Sipas tij iniciativat e Ramës kanë dështuar dhe se kur është fajtor kryeministri shqiptar nervozohet.

Pjesë nga intervista:

Bytyçi: Marrëveshja është nënshkruar midis Serbisë dhe NATO-s. Nato do të kontrollojë hapësirën ajrore dhe nuk do jetë ushtria e Serbisë. Detajet e marrëveshjes nuk janë dhënë dhe për pasojë opinioni publik mund të keqinformohet. Duhet që ekspertët të verifikojnë më në detaje. Duhet që edhe zërat kundër marrëveshjeve, shqiptarët duhet t’i marrin për bazë.

Demi: Që në ditën e parë ka pasur hije të mëdha dyishimi. Grenell është një diplomat i fuqishësm, por ai niset nga një doktrinë shumë e thjeshtë, nëse zgjidhni anën ekonomike, zgjidhet edhe ajo politike.

Bytyçi: Skena që dëshiron të operojë Grenell është e pranueshme, por e pazbatueshme. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të karakterit ekonomik, por politik. Aksioni politik i jep fund këtij ngërçi.

Demi: Mua më ka bërë përshtypje në raportet që ka krijuar Grenell me të dy vendet, në Kosovë kerkoi heqjen e taksës së mallrave, Serbisë i kërkoi të ndalojë provokimet dhe propogandën për të revokuar njohjet e Kosovës.

Bytyçi: Frika ime ka të bëjë me faktin se çdo kryesues bisedimesh përveç disa piketave synon edhe një sukses në karrierën e vet. Suksesi përfundon me pajtim, dhe ata imponojnë palën më të dëgjueshme. Në këtë rast më të dëgjueshmit janë shqiptarët. Unë them që palët shqiptare duhet të jenë të unifikuar. Kjo fatkeqësisht nuk ndodh me shqiptarët. Hyri ideja e ndryshimit të kufijve. Përçarja është strategjia më fatlume e diversionit të Moskës dhe Beogradit në rajon.

Demi: Pas deklaratave të Grenell, kryeministri shqiptar ka folur për minishengen, i cili e ka lidhur këtë marrëveshje me minishengenin, por kryeministri e ka çuar më tej se amerikanët dhe Merkel janë dakord, ata që nuk janë dakord janë në Shqipëri dhe ai i ka cilësuar katundarë.

Bytyçi: Është e njohur që Rama në çdo iniciativë të tij në vend që të kërkojë ndjesë, sulmon kundërshtarët. Pastaj u bë palë me Serbinë, ky aksion duket që ka dështuar. Tani ka çuar një padi kundër kryeministrit Haradinaj për gjoja shpifje nga ana e tij, por të gjitha këto ndodhin për shkak se është i njohur fakti që kur dikush zihet në faj reagon në norvezizëm. Norvezizmi i Ramës ëstë i mjaftueshëm të kuptosh se ai është fajtor. Për mendimin tim as Merkel dhe amerikanët nuk do të kundështoje një iniciativë rajonale. Deklarata e fundit të Gjukanovic në Mal të Zi, të lë të kuptosh që një minishengen me Serbinë është i pamundur./abcnews.al