Dritë jeshile për futbollin, zbuloni kur zbresin në fushë ekipet e Serie A

schedule21:36 - 26 Prill, 2020

schedule 21:36 - 26 Prill, 2020

Futbolli duket drejt rikthimit. Ekipet e Serie A, do të zbresin në fushat e blerta me datë 4 maj për të kryer stërvitje me grupe, ndërsa me 18 maj, stërvitjet do të jenë të plota.

Nëse ekipet rikthehen në stërvitje të plotë me 18 maj, atëherë dhe gara do të fillojë brenda këtij muaji. Në Itali, sot pati shumë më pak viktima se ditët e tjera dhe masat izoluese ndaj Koronavirusit, pritet të ulen ndjeshëm ditët e ardhshme.

Njoftimi – “Zyrtare: Stërvitjet e klubeve në Serie A fillojnë me datë 4 maj. Futbollistët mund të stërviten individualisht nga data 4 maj me grupe të vogla dhe nga data 18 maj, stërvitja do të rikthehet normalisht, pasi shteti i Italisë i ka ulur masat izoluese ndaj Koronavirusit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!