Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi.
Gjatë këtij takimi Ursula von der Lyen tha se Italia ka marrë “dritën jeshile” për planin për Rimëkëmbjen dhe Elasticitetin.
Ndërsa kryeministri italian në konferencën e mbajtur së bashku me presidenten e Komisionit Europian deklaroi se kjo mbështetje do ta bëjë Italinë më të drejtë dhe më konkurruese.
“Ne duhet t’i shpenzojmë mirë të gjitha fondet që kemi në dispozicion, 24, 89 miliardë të këstit të parë”, është shprehur ai, duke shtuar se reformat do ta bëjnë vendin më konkurrues, të drejtë dhe më të qëndrueshëm./abcnews.al/