Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se hapja e negociatave është interesi më i madh i vendit sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi.
Basha citon, kryetarin e komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, sipas të cilit “Zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman. Drtia jeshile për Maqedoninë Veriore dhe ditë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë”.
Prandaj sipas Bashës, rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Gjermania.
“9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha./abcnews.al