Në masa të forta sigurie, Dritan Dajti nga burgu i Peqinit dërgohet në QSUT

schedule19:24 - 26 Janar, 2021

schedule 19:24 - 26 Janar, 2021

Sërish probleme me shëndetin për Dritan Dajtin, i arrestuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë. Ditën e sotme ai është dërguar në QSUT për një kontroll mjekësor, nën masa të forta sigurie.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni. Ai do të qëndrojë në spitalin e burgut deri në momentin e ndërhyrjes kirurgjikale.

Në nëntor të vitit të kaluar Dajti u dërgua në QSUT pasi u operua për një gur në veshka.

Ndërsa një vit më parë ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut.

Kjo ngjarje shkaktoi debat të madh publik, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos disa urdhra largimi në disa hallka drejtuese./mv.abcnews.al