Drita triumfon me “poker”, festojnë edhe Gjilani e Feronikeli

schedule14:57 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 21 Nëntor, 2020

Festojnë Drita, Gjilani dhe Feronikeli. Kampionët në fuqi bënë detyrën kundër Besës së Pejës, duke triumfuar me rezultatin 1-4. Skuadra nga Gjilani kishte disa ndryshime në formacion dhe e zgjidhi shpejt ndeshjen, duke shënuar dy herë për 12 minuta.

Haxhimusa dhe Fazliu realizuan në portën e Besës, ndërkohë që u kundërpërgjigj për momentin Syla që ngushtoi shifrat. Drita u përgjigj sërish me të njëjtët autorë, që realizuan edhe nga një gol dhe plotësuan “pokerin” që u jep tre pikët dhe tashmë ndajnë kreun me Ballkanin.

Fitore edhe për Gjilanin e Gentian Mezanit. Kuqebardhët iu falën golit të shënuar nga Darko nikac që në fillim të ndeshjes, për të marrë tre pikët dhe renditën të tretët me 3 pikë më pak se dy skuadrat e vendit të parë. Provon humbjen edhe Bledar Devolli me Drenicën e tij. Feronikeli mori tre pikë me vlera sot, kundër Arbërisë. Dabiqaj shënoi në fundin e pjesës së parë për skuadrën e Klodian Duros dhe vendosi fatet e takimit.

Ipko Superliga e Kosovës – Java 13
E shtunë, më 21 nëntor, ora 13:00

Besa-Drita 1-4
Shënues:
Syla 18’ / Haxhimusa 4’, 40’, Fazliu 12’, 64’
Feronikeli-Arbëria 1-0
Shënues:
Dabiqaj 43’
Gjilani-Drenica 1-0
Shënues:
Nikac 11’