Drita tregon muskujt kundër Drenicës, bora e madhe shtyn Ferizaj-Llapi

schedule15:10 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:10 - 28 Shkurt, 2020

Drita ka bërë detyrën në shtëpi kundër skuadrës së Drenicës, që e ka thyer me rezultatin 4-1. Skuadra nga Gjilani i ka mbyllur llogaritë për 30 minuta. Kastriot Rexha ka shënuar dy herë, për t’i lënë radhën Betim Haxhimusës që realizoi edhe golin e tretë.

Pjesa e parë u mbyll 3-0, ndërkohë që Drenica reagoi me Alban Shillovën. Sulmuesi i marrë në huazim nga Prishtina shënoi në portën e Dritës, që deri në fund nuk lëshoi dhe realizoi edhe golin e katërt, me autor sulmuesin Izair Emini. Përkohësisht gjilanasit marrin kryesimin, në pritje të përballjes Prishtina-Ballkani.

Sot ishte programuar të luhej edhe një takim tjetër, Ferizaj-Llapi. Kjo përballje është shtyrë për t’u luajtur nesër, prej orës 13:00. Shkak u bënë kushtet atmosferike, teksa fusha e stadiumit të Ferizajit ishte e mbuluar e gjitha nga bora dhe ishte e pamundur të luhej futboll. /abcnews.al

 

Renditja në IPKO Superliga e Kosovës

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!