Sot janë mbyllur ndeshjet e javës së dhjetë të IPKO Superligës së Kosovës. Drita vazhdon të korrë suksese, teksa sot ka fituar ndaj Llapit në transfertë me shifrat 1-2. Kampionët në fuqi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pasi golit të Veliut për Llapin.
Në të dytën gjilanasit kthyen gjithçka, duke shënuar fillimisht me Ajzerajn në minutë e 57-të. Më pas autogoli i Januzit i dhuroi fitoren Dritës, që mban vendin e dytë me 19 pikë pas tetë ndeshjesh. Gjilanasit kanë gjashtë pikë më pak se Ballkani, por dy ndeshje më shumë për të luajtur.
Në ndeshjen tjetër Drenica fitoi minimalisht ndaj Prishtinës me golin e Fazliut në minutën e 59-të. Kryeqytetasit më këtë humbje renditen në vendin e gjashtë, tre më pak se kundërshtari i sotëm i tyre. Ndaj Drenicës ishte humbja e tretë radhazi për skuadrën e Ramadanit, pas disfatave ndaj Gjilanit dhe Ballkanit. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës – Java 10
Drenica-Prishtina 1-0
Shënues: Fazliu 59’
Llapi-Drita 1-2
Shënues: Veliu 8’ / Ajzeraj 57’, Januzi 71’ (aut.)