Klubi i IPKO Superligës, Drita, vazhdon me rinovimet. Pasi rinovuan dy futbollistë dhe trajneri, firma e radhës ka qenë e Betim Haxhimusës, i cili ka rinovuar deri në verën e vitit 2022. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Drita zyrtarizoi firmën e Haxhimusës, i cili ishte në praninë e drejtorit sportiv të klubit, Valon Zymberi.
“Betim Haxhimusa vazhdon të jetë bardhë e kaltër. Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusen edhe për dy vitet e ardhshme, kështu që Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022.
Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne. Suksese Betim!”, shkruhej në njoftimin e klubit./abcnews.al