Drita nuk ia ka dalë të kalojë në turin tjetër të Conference League, pasi gjilanasit janë mposhtur 2-0 në “Fadil Vokrri” nga Antwerp.
Gjilanasit u ndëshkuan nga lojtari me prejardhje nga Kosova, Laurit Krasniqi që shënoi në minutën e 50-të.
Pas këtij goli të pësuar, Drita u mundua të barazonte shifrat, ndërsa një mundësi të artë e pati në këmbët e tij, Blend Baftiu që nuk ia doli të realizonte.
Klubi gjilanas u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit dhe ta çonte ndeshjen në shtesa, por Antwerp nuk lejoi befasi, dhe realizoi edhe të dytin përmes Michel-Ange Balikwisha në minutat e fundit të shtesës, duke bërë që Drita t’i thotë mirupafshim Conference League. /f.a/abcnews.al