Drita nuk ndalet, Ballkani i përgjigjet. Kampionët në fuqi morën tre pikë në transfertë kundër Trepça ’89, pasi fituan me rezultatin minimal 1-0.
Fatet e kësaj ndeshje i vendosi Festim Alidema, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë pas fitimit të një penalltie nga Xhevdet Shabani. Kështu Drita ruan kreun, me 3 pikë më shumë se Ballkani.
Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte pikët e plota kundër Feronikelit në Drenas. Ermal Krasniqi zhbllokoi ndeshjen, kurse Mirlind Daku me penallti siguroi fitoren e ekipit të Shkëmbit. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 29
E diel, më 18 prill, ora 15:00
Feronikeli-Ballkani 0-2
Shënues: Krasniqi 35’, Daku (pen.) 77’
Trepca ‘89-Drita 0-1
Shënues: Alidema (pen.) 54’