Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Drita merr kreun dhe zhyt Arbërinë, Drenica fitore jetike kundër Trepça ‘89

schedule16:59 - 3 Prill, 2021

schedule 16:59 - 3 Prill, 2021

Drita kampione në fuqi ka triumfuar në transfertë, ndërkohë që feston edhe Drenica. Bardhekaltrit mposhtën ekipin e Arbërisë me rezultatin 1-3, madje duke e përmbysur.

Zabërgja ndëshkoi Dritën që në fillim të pjesës së parë, por avantazhi i tyre zgjati vetëm katër minuta. Alidemaj ndëshkoi vendasit, kurse Irogue dhe Haxhimusa realizuan golat që i dhanë tre pikët skuadrës nga Gjilani.

Drenica ndërkohë mori tre pikë të arta për mbijetesën ndaj Trepça ’89. Ky duel u mbyll me rezultatin e pastër 2-0 dhe Baton Zabërgja e zhbllokoi ndeshjen, kurse Donald Rapo i vuri “vulën” dhe siguroi triumfin e ekipit drenicak. /abcnews.al



Ipko Superliga e Kosovës – Java 27

Arbëria-Drita 1-3
Shënues:
Zabërgja 23’ / Alidemaj 27’, Irogue 33’, Haxhimusa 63’
Drenica-Trepça ’89 2-0
Shënues:
Zabërgja 33’, Rapo 70’

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!