Drita, kampione e Kosovës, po mendon edhe të rinovojë skuadrën. Një pjesë e lojtarëve mbi 30 vjecc janë larguar nga skuadra gjilanase, kurse sot është afruar një element i ri.
“Valmir Azemi është ardhja e re, i cili ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Valmiri, si një lojtar i dalluar si mesfushor me ekipin e Vushtrrisë, ka bindur qe ta afrojmë në ekip.
Ai do të jetë një forcë shtesë në grupin tonë. Valmiri tanimë i është bashkuar ekipit dhe po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Mirë se vjen Valmir”, njofton klubi nga Gjilani, pas kësaj lëvizjeje në merkato. /abcnews.al