Pas tre humbjesh radhazi dhe rrezikut të shkarkimit të trajnerit, Prishtina më në fund është rikthyer të triumfi. Kryeqytetasit fituan në shtëpi ndaj Arbërisë me shifrat minimale 1-0.
Golin për skuadrën e Zekirija Ramadanit e shënoi ish-kuksiani, Enis Gavazaj me penallti. Ndërkohë Drenica dhe Besa e Pejës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola.
Asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjejë rrjetën dhe ndanë nga një pikë, që nuk i ndihmon për të synuar ngjitje në renditje. Drita vazhdon të ecë me hapin e kampiones në fuqi.
Gjilanasit triumfuan ndaj skuadrës së Trepça 89′. Goli i Shabanit pas çerek ore lojë vendosi fitoren e skuadrës kampione, që vazhdon të ushtrojë presion ndaj Ballkanit të vendit të parë. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës , Java 11
Trepça 89′-Drita 0-1
Shënues: Shabani 15′
Prishtina-Arbëria 1-0
Shënues: Gavazaj (p) 11′
Besa Pejë-Drenica 0-0