Drita likuidon me “poker” Llapin, triumfon edhe Prishtina ndaj Drenicës

schedule16:54 - 11 Prill, 2021

schedule 16:54 - 11 Prill, 2021

Drita dhe Prishtina i janë përgjigjur skuadrës së Ballkanit, duke triumfuar në transferta të vështira. Kampionët në fuqi mposhtën skuadrën e Llapit me rezultatin 2-4, në një ndeshje që nuk rezultoi të ishte e lehtë për skuadrën nga Gjilani.

Januzi e ndëshkoi Dritën shumë shpejt, por Xhevdet Shabani e vendosi baraspeshën dhe më pas Alidemaj ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Gjithsesi Sadriu nuk e la skuadrën mike të festonte gjatë dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2.

Drita ishte e vendosur të fitonte dhe Shabani e Prisley gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës dhe tashmë vendi i parë është sërish i tyre, me tre pikë më shumë se Ballkani.

Fitore shumë të rëndësishme mori edhe Prishtina, që përballej me Drenicën në transfertë. Leotrim Kryeziu ishte ai që ndëshkoi ekipin vendas dhe i dha tre pikët skuadrës nga kryeqyteti, që mbetet në garë për titullin kampion. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 28
E diel, më 11 prill, ora 15:00

Drenica-Prishtina 0-1
Shënues: Kryeziu 73’
Llapi-Drita 2-4
Shënues:
Januzi 3’, Sadriu 32’ / Xh. Shabani 5’, 69’, Alidemaj 30’, Prisley 78’

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!