Drita e Gjilanit flirton me fitoren e parë në historinë e saj në Kupat e Europës, porn ë fund duhej të kënaqej me barazimin e dytë në po aq ndeshje në Konferencë Ligë.
Skuadra nga Kosova nuk shkoi më shumë se shifrat 1-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër qipriotëve të Omonia.
Goli i Arb Manaj që në minutën e 12-të i dha epërsinë Dritës. Avantazhi dhe entuziazmi i vendasve zgjati deri në fundin e pjesës së parë, por u anulua përpara pushimit.
Në kohën shtesë, Masuras gjeti rrugën e rrjetës, duke barazuar shifrat. Nuk sollën asgjë përpjekjet e skuadrës nga Gjilani në fraksionin e dytë. Rastet nuk munguan, por finalizimi nuk ishte ai I duhuri.
Në fund vetëm barazim dhe një tjetër pikë për Dritën, që gjithsesi mbetet pozitive në premierën e saj në futbollin e madh europian. Në javën e dytë të Konferencë Ligës festuan shqiptarët e tjerë të Shkëndijës së Tetovës.
Pas humbjes në sfidën e parë në transfertën spanjollle kunër Rayo Vallecano, skuadra kuqezi fitoi 1-0 në shtëpi kundër Shelbourn Rovers. Fati i ndeshjes u vendos vetëm në kohën shtesë, falë një autogoli të Barret.
Me këtë sukses, Shkëndija e Tetovës merr tri pikët e para, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër në Konference League./abcnews.al

