“Dridhen” financat, aksionet e Juventus bien me 8.5%

schedule08:23 - 10 Tetor, 2023

schedule 08:23 - 10 Tetor, 2023

Pas shpalljes së rezultateve financiare ditët e fundit, aksionet e Juventusit kanë rënë në bursë. Sipas asaj që raportohet nga “Calcio e Finanza”, aksionet e klubit të Juventusit e mbyllën ditën me -8.5%, më e ulëta që nga dhjetori 2022.

Njoftimi për humbjen prej 123.7 milionë euro në buxhetin 2022/2023 ka mbërritur të premten, me merkato të mbyllura dhe për këtë kolapsi ndodhi në bursë tek aksionet e klubit. Më tej, kompania vlerëson se në të kuqe do të jetë edhe tremujori i parë i vitit të ri financiar, me humbje që kalojnë një të tretën e kapitalit aksioner.

Përballë kësaj situate dhe për arritjen e objektivave të planit 2023/2024-2026/2027, i cili është përditësuar, bordi i administrimit ka përcaktuar udhëzimet e një manovre për forcimin e kapitalit që do të zbatohet duke ulur kapitalin aksionar në minimumin ligjor dhe rritje të njëkohsme të kapitalit aksionar prej 200 milionë eurosh. Kjo është rritja e tretë e kapitalit në katër vite për klubin e Juventusit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!