Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dribluesit më të mirë në Premier League, surpriza dhe mungesa nga emrat “big”

schedule15:16 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:16 - 28 Nëntor, 2019

Shënimi i golit është detyra kryesore e sulmuesve dhe skuadrave. Tundja e rrjetave kundërshtare të dhuron fitore, teksa më të preferuarit e tifozëve janë lojtarët driblues. Deri tani janë zhvilluar 13-të javët e para të Premier League dhe rekordmeni në driblime vjen nga Crystal Palace.

Wilfried Zaha ka shënuar vetëm një gol në kampionat këtë sezon, por po shkëlqen diku tjetër. 27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë kryeson renditjen e lojtarëve me më shumë driblime. Plot 58 herë ka lënë pas krahëve lojtarët kundërshtarë Zaha, duke kryesuar thellësisht.

Më pas vjen Adama Traore i Wolves (42 driblime), Emi Buendia i Norwich City (41), Nicolas Pepe i Arsenalit me 38 të tilla. Pesëshen e parë e plotëson Allan Saint-Maximin i Newcastle United.



22-vjeçari po zhvillon sezonin e parë në ishull dhe ia ka dalë të realizojë 36 driblime. Ajo që bie në sy është fakti që, përveç Arsenalit që përfaqësohet nga Pepe, asnjë nga klubet e mëdha angleze nuk ka lojtarë në pesëshën e parë. /abcnews.al

Pesë lojtarët më driblues në Premier League

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!