Drenica gjen pasuesin e Lushtakut, zyrtarizohet një kampion

schedule13:28 - 3 Janar, 2020

schedule 13:28 - 3 Janar, 2020

Drenica bëhet me trajner të ri. Pas largimit të Tahir Lushtakut është zgjedhur të drejtojë skuadrën i mirënjohuri Gani Sejdiu. Fitues i disa trofeve në Kosovë, ai ka pranuar propozimin e drejtuesve të ri të Drenicës dhe ka firmosur. Klubi ka dalë edhe me njoftim për lëvizjen e bërë dhe shpresohet që skuadra e tyre të marrë rezultate pozitive në vazhdim.

“Sot në ambientet e klubit, në praninë e kryetares së klubit , Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu si kryetrajner i Drenicës. Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimi dhe KF Ballkani, tashmë do të udhëheq skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.

 

Trajneri mitrovicas do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në mënyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror. Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe stafi teknik. Trofetë e fituar nga Gani Sejdiu në skuadrat tjera:

Trepça (Titulli kampion – Superkupa),  Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare), KF Besa (Kupa). Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi të arrij objektivat e tij”, thuhet në njoftimin e Drenicës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!