Drenica eliminon Gjilanin e Mezanit, Prishtina marshon me Otto John

schedule15:10 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:10 - 8 Shkurt, 2020

Prishtina dhe Drenica janë kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupa e Kosovës. Bardhekaltrit kanë bërë detyrën kundër Vushtrrisë, që e kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Që në minutën e dytë, sulmuesi Otto John ka fituar një penallti dhe Krasniqi e ka kthyer në gol.

Më pas, sulmuesi nigerian ka shënuar vetë edhe golin e dytë. Vushtrria ka rihapur takimin në minutat shtesë, kur Fazliu realizoi në portën e Prishtinës. Gjithsesi skuadra e Dallkut ishte e vendosur për ta mbyllur sa më shpejt ndeshjen dhe Ahmeti e Otto John realizuan edhe nga një gol, duke i çuar shifrat në 4-1.

E balancuar përballja tjetër, mes Drenicës dhe Gjilanit, që u vendos pas shtesës. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me shifrat 0-0 dhe më pas skuadra vendase ia doli të shënonte dy herë dhe të eliminonte skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani. Hyseni dhe Hamiti ndëshkuan Gjilanin dhe çuan skuadrën e tyre në gjysmëfinale të kupës. Goli i Hajdarit ishte i pavlerë. /abcnews.al

DIGITALB KUPA E KOSOVËS – ÇEREKFINALET
E shtunë, më 8 janar 2020

Drenica-Gjilani 2-1
Shënues:
Hyseni 94′, Hamiti 110′ / Hajdari 119′

Prishtina-Vushtrria 4-1
Shënues:
 Krasniqi 2′, Otto John 26′, 79′, Ahmeti 74′ / Fazliu 45+1′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!