Drenica e Gjilani pësojnë humbjet e radhës, Shkëndija likuidon Borecin

schedule14:55 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 14:55 - 5 Dhjetor, 2020

Janë luajtur sot dy nga ndeshjet e javës së 16-të të IPKO Superligës së Kosovës. Arbëria arriti të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Drenicës së Bledar Devollit. Në krizë skuadra e këtij te fundit. E sotmja ishte humbja e katërt radhazi.

Në sfidën tjetër Gjilani është mundur pastër me shifrat 3-0 nga Trepça 89′. Muja në minutën e 21-të, Bismark në minutën e 77-të dhe Nimani gjashtë minuta pa u mbushur koha e rregullt i dhanë triumfin Trepçës.

Në krizë Gjilani, që duket se nuk e ka marrë ende veten pas humbjes së derbit dhe largimit të trajnerit Gentian Mezani. Pas ndeshjeve të sotme Gjilani renditet i katërti me 23 pikë dhe Trepça e shtata me tre pikë më pak.

Shkëndija arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Borec për javën e 15-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Nga një gol për çdo pjesë i mjaftuan skuadrës së Ernest Gjokës, teksa në minutën e 25-të shënoi Ibraimi.

Në të 85-tën shënoi edhe Doriev dhe kuqezinjtë marrin tri pikët e radhës dhe udhëheqin tabelën e renditjes me 33 pikë pas 15 ndeshjes. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës
Arbëria-Drenica 1-0
Shënues:
Bytyqi 89
Trepca 89-Gjilani 3-0
Shënues:
Muja 21’, Bismark 77’, Nimani 84′

Liga 1, Maqedoni e Veriut
Borec-Shkëndija 0-2
Shënues:
Ibraimi 25’, Doriev 84′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!