“Dreka është gati” u ndal këtë të dielë në një familje italiano-shqiptare. Shef Mirsad Tagani trokiti në derën e familjes Tomassini ku dhe realizoi një pjatë mjaft të shijshme italiane.
Pas bërjes së pazarit me Jacopo Tomassini, i cili jeton prej vitesh në Shqipëri, shef Tagani gatuan së bashku me Ivën për realizimin e recetës së filetos së viçit me verë dhe fruta të thata.
Përveç pjatës që shef Mirsadi kishte menduar për sot, Iva propozoi dhe një ëmbëlsirë. Me produktet që ajo kishte në shtëpi, shefi realizoi një recetë mjaft të thjeshtë dhe të shijshme, tiramisu.
“Dreka ishte shumë e mirë. Është njëlloj sikur të kisha drekuar në restorant por me pak lekë. Ëmbëlsira ishte e shijshme, e shpejtë dhe në pak kohë. Çdo gjë shumë e mirë. Do të jepja notën 10 nëse do të kishte një votim“, tha Tomassini. /abcnews.al