Gaizka Garitano ka marrë një dhuratë nga drejtuesit e Athletic Bilbao. Trajneri spanjoll ka bërë një punë shumë të mirë në drejtimin e skuadrës baske dhe ka rinovuar kontratën.
44-vjeçari u emërua në këtë post dhjetorin e vitit 2018 dhe do të qëndrojë si trajneri i Athletic Bilbao deri në qershorin e vitit 2021.
Skuadra spanjolle renditet në vend të dhjetë në La Liga dhe ka si objektiv kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.
Athletic e nis me një ndeshje të fortë kundër Atletico Madrid, sfidë që do të luhet në datë 13 qershor. /abcnews.al
? OFICIAL I Gaizka Garitano firma su continuidad en el banquillo del #AthleticClub una temporada más ?
? Todos los detalles de la renovación ? https://t.co/bxb4D6pJ0J#Garitano2021 #AthleticClub ? pic.twitter.com/fpSuUhQrNO
— Athletic Club (@AthleticClub) May 31, 2020