Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Juventus janë takuar me trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli është në listën e dëshirave të presidentit Anjeli për të marr drejtimin e skuadrës
Juventus pritet të përfshihet nga ndryshime të shumta në merkaton verore. Fillimisht në kampin bardh e zi do të nënshkruhet me pasardhësin e Masimiliano Allegrit e më pas do të thuren planet e merkatos. Në listën e dëshirave të presidentit Andrea Agnelli janë shumë trajner midis tyre edhe Pep Guardiola.
Mediat italiane raportojnë se të martën Drejtori Sporitv i Juventusit Paratici është parë duke hyrë në të njëjtin hotel ku ndodhet Pep Guardiola i cili pak ditë më parë u shpall kampion në Angli me skuadrën e Manchester City.
Tekniku spanjoll është ëndrra në shtëpinë bardh e zi por vështirësitë janë të mëdha. Një nga emrat e përfolur për të zëvendësuar Allegrin është edhe Didier de Champ që aktualisht drejton kombëtaren e Francës e ka mohuar publikisht drejtimin e bardh e zinjve.
Deshamp ka theksuar se është i përqendruar tek kampionati evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane nëse nuk arrihet asnjë nga emrat e mëdhenj, juventus ka marrëveshje për të nënshkruar me trajnerin e Lazios, Simone Inzagi.
Sa i përket merkatos së lojtarëve, largimi i mundshëm i Mandzukiç pritet të zëvendësohet me Gonzalo Higuain i cili aktivizohet tek Chelsea. Argjentinasi është nën pronësinë e Juventusit dhe do të rikthehet pas përfundimit të sezonit me Chelsean.
Ndërkohë që Dybala Kanselo dhe Kosta do të qëndrojnë tek Juventus./ABC News Albania 24/7