Drejtuesit e Bayern-it humbasin durimin, Zidane drejt stolit

schedule23:20 - 13 Nëntor, 2018

schedule 23:20 - 13 Nëntor, 2018

Trajneri francez Zinedine Zidane mund të vazhdojë karrierën në kampionatin gjerman. Sipas mediave spanjolle, ish-tekniku i Real Madrid ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve të skuadrës së Bayern Munich të cilët e shohin se pasuesin e teknikut kroat Niko Kovaç.

Problemet e skuadrës së Bayern-it në sezonin aktual nuk kanë fund. Kampionët në fuqi të Gjermanise pozicionohen ne vendin e 5-të në renditjen e përgjithshme në kuotën e 20 pikëve. Bavarezët e shohin veten 7 pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivalët e përbetuar të Borussia Dortmund.

Ndeshja e fundit e Bayern-it ishte pikërisht ndaj verdhezinjve ku u mposhtën me shifrat e thella 3-2. Kjo shkaktoi një lëkundje të madhe për kreun e pankinës se bavarezëve pasi diferenca me vendin e parë u thellua ndjeshëm.

Problemet e Kovaç nuk janë të lidhura vetëm me rezultatet, por edhe me marrëdhëniet me lojtarët. Të ashtuquajturit senatorët e Bayern-it Roben-Riberi-Humels dhe Myller kanë kërkuar nga krerët më të larte të klubit, shkarkimin e trajnerit 47-vjeçar.

Teknikat e stërvitjes që ndjek Kovaç janë konsideruar të papërshtatshme nga lojtarët themelorë të skuadrës. Situata alarmante pritet të sjellë shkarkimin e Kovaç, por fillimisht duhet gjetur pasuesi i tij. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e e Bayern-it po punojnë në fshehtësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me ish-trajnerin e Realit, Zinedine Zidane.

46-vjeçari nuk ka një kontratë aktive me ndonjë skuadër dhe kjo përkthehet si një avantazh për bavarezët. Francezi është i lidhur ngushtë me një kalim të Manchester United si pauses i Mourinhos apo në rolin drejtues te skuadra e Juventusit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Bayerni do të ishte një opsion i mirë për Zidane, por edhe një sfidë delikate pasi do të kishte përpara një pengesë të madhe për të kapërcyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!