Drejtuesi i medias arrestohet pas përplasjes me ujësjellësin: Le të ikim të gjithë nga Shqipëria

schedule16:18 - 27 Mars, 2021

schedule 16:18 - 27 Mars, 2021

Fatos Mihali pronari i TV AVN ne Fier është mbajtur 5 orë në komisariat pasi kundërshtoi hapjen e kanalizimeve në rrugën përpara pallatit nga ana e punonjësve të ujësjellësit të Fierit. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve menaxhohet nga bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

Mihali tregon kur tregon si e morën dhe e mbajtën në polici. “Qindra policë këtu. Kjo është e tmerrshme. Nëse do të vazhdojë ky shtet kështu, më mirë të gjithë shqiptarët të ikin. Edhe unë që jam biznesmen dhe pronar medie le të ikim njëherë mirë nga Shqipëria, nuk bëhet Shqipëria” tha ai i revoltuar.

Punonjësit e UKF kanë mbërritur në orën 08:00 pranë pallatit ku banon Mihali dhe ka studiot e televizionit. Ata kane nisur hapjen e një kanali për të lidhur sistemin e vjetër me atë të ndërtuar privatisht nga banorët e pallatit. Me profesion inxhinier Fatos Mihali shpjegon se ky investim cenon atë të bërë nga vetë banorët  dhe nuk do të jetë funksional.

Nëpërmjet avokatit të tij, Mihali ka nisur procedurat për kallëzim penal dhe padi për dëmshpërblim ndaj shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Fierit e cila është në varësi të bashkisë së Fierit që drejtohet nga Armando Subashi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!