“Drejtshkrimi, kushtetuta e gjuhës”/ Lloshi: Padrejtësisht hoqëm fjalët fetare. Fjalorët e rinj? Nuk janë bërë me kërkim të mirëfilltë shkencor

schedule10:46 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 10:46 - 10 Dhjetor, 2024

Leksikografi Xhevat Lloshi shprehet se heqja e fjalëve fetare nga fjalori ishte një gabim. Në një intervistë për “Pas mesnate”, ai deklaroi se një e metë e fjalorëve të sotëm është se nuk bazohen në studime të mirëfillta shkencore.

Ai shtoi se për fjalë të reja, si psh email, duhet zgjidhje institucionale për mënyrën se si duhen shkruar.

Kemi paraqitur në mënyrë tendencioze dhe të padrejtë terminologjinë fetare. Vërtetë ne ndërtuam shtetin ateist të parë në botë, por nga ana tjetër shqiptarë në Kosovë, RMV, Mal të Zi dhe Amerikë kishin të drejtën e tyre të kishin besimin e tyre në gjuhën shqipe. Kemi bërë gabim që s’i kemi trajtuar. Mund të gjenim një zgjidhje asnjëanëse. Fjalorët e sotëm në përgjithësi nuk janë fjalorë të bërë mbi kërkimin e mëtejshëm shkencor, kjo është e meta. Pjesa më e madhe e tyre janë mbështetur te fjalori i 1980. Pas 1990 pati ndryshime jo të vogla në fjalorin e gjuhës shqipe. Deri atëherë i ishim përmbajtur një koncepti drejtishkrimor që nga kongresi i drejtshkrimit për fjalët e reja. Psh email si duhet ta shkruajmë. Për këtë gjë duhet zgjidhje institucionale. Po marr një fjalë. Fjalori duhet ta sjellë fjalën pasi të jetë miratuar në mënyrë institucionale jo sipas mendjes së njërit apo tjetrti. Drejtshkrimi është kushtetua e të shkruarit të shqipes. Nuk hidhet poshtë, i bëhen amendamentet.”, u shpreh ai./abcnerws.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!