Transferimi i bujshëm i “bomberit” dibran, Xhuliano Skuka nga “demat” e Partizanit te francezët e Metz për plot 1 milionë euro bëru shumë bujë jo vetëm në Kategorinë Superiore, por dhe në kampionatin francez dhe për këtë transferim ditën e sotme ka folur dhe drejtori sportiv i Metz, Pierre Dreossi.
Për mediat vendaze, Dreossi duket shumë pesimist për dibranin, teksa tha se ai ende nuk është gati për futbollin francez, pasi diferencat mes Ligue 2 dhe Kategorisë Superiore janë të mëdha.
“Kemi kërkuar, kemi kërkuar një sulmues dhe nuk është e lehtë në dimër, një sulmues që mund të forcojë ekipin tonë. Ai është një lojtar që nuk është ende gati të luajë në Francë, këtë duhet ta dini dhe ne e dinim. Tani shpresojmë se nuk do të zgjasë shumë për t’u përgatitur.
Është një lloj basti për të ardhmen. Nuk do të jetë për një vit apo dy vjet, mund të jetë javën e ardhshme, por ai do të duhet të përshtatet me futbollin francez, i cili është larg futbollit shqiptar, por ai ka grintë dhe kjo do t’i lehtësojë përshtatjen“,- është shprehur drejtori sportiv i francezëve. /i.m /abcnews.al