Në Gramsh ditën e sotme u konfirmuan katër raste të reja, ndërsa Covid-19 ka prekur edhe institucionet.
Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se është infektuar me koronavirus drejtori i zurës së punës, Vesel Braho.
LEXO EDHE: Covid-19 prek mësuesen dhe punonjësen e bashkisë në Elbasan, pozitiv shoferi i pushuesve
Për pasoja Zyra e Punës në Gramsh është mbyllur, për të penguar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Po ashtu pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është mësuese.
Ndërkaq, në Gramsh kanë rezultuar të infektuar edhe një tjetër mësuese si dhe një polic. g.v/abcnews.al