Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Elbasan: Dyshohet se zjarret vihen nga ata që presin pyjet për të shitur drurët

schedule12:07 - 19 Gusht, 2021

schedule 12:07 - 19 Gusht, 2021

Drejtori i Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Elbasanit, Fatmir Beazhda ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në zonë.

Beazhda tha për ABC se zjarret janë në kontroll dhe janë izoluar. Sipas tij  dyshohet që ata që kanë vënë zjarrin janë  persona që merren me prerjen e pyjeve me qëllim shitjen e druve të zjarrit.

Gjithashtu, ai i ka bësrë thirrje policisë që të hetojë këto raste.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Përrenjasit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!